Bllokohet Varoufakis/ Ish ministri grek i Financave ndalohet të hyjë në Gjermani, shkak fjalimi për Gazën

Autoritetet gjermane kanë ndaluar ish ministrin grek të Financave në qeverinë Tsipras në vitin 2015, Yanis Varoufakis, të hyjë në Gjermani, për shkak të një fjalimi që do të mbante në një konferencë për Gazën, kundër Izraelit dhe në favor të Palestinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Varoufakis me postimin e tij në rrjetet sociale, ku shprehet se Ministria e Jashtme gjermane lëshoi një “Betätigungsverbot” (ndalim aktiviteti) ndaj tij dhe dy akademikëve të tjerë, pas një ndërhyrje të forcave policore në konferencën për Palestinën që do të mbahej në Berlin.

“Kjo nënkupton jo vetëm ndalimin e hyrjes në Gjermani, por edhe ndalimin e pjesëmarrjes dhe aktivitetit online në ngjarjet politike në vend me qeverinë gjermane që kapërcen të gjitha kufijtë e autoritarizmit”- thotë Varoufakis, kreu I MeRA25 të Greqisë, në një video që ka shpërndarë nga llogaria e tij në rrjetin X.

Dy personat e tjerë për të cilët u dha një ndalim përkatës janë akademiku Salman Abu Sitta dhe kirurgu, rektori i Universitetit të Glasgow-it Ghassan Abu Sittah, i cili madje u arrestua dhe iu nënshtrua një marrje në pyetje prej tre orësh në aeroportin e Berlinit. Të dy, së bashku me Yanis Varoufakis, do të merrnin pjesë në Konferencën për Palestinën të organizuar nga “Zëri Çifut për Paqe” dhe partia MeRA25 e Gjermanisë, me një kërkesë qendrore “armëpushimi dhe ndalimin e gjenocidit në Gaza”.

Yanis Varoufakis thotë gjithashtu se “mungesa e demokracisë në Evropë po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe se Gjermania, para së gjithash, e di më mirë se çfarë rreziqesh fsheh ky qëndrim. Është koha që qytetarët demokratë të marrin një qëndrim kundër një Evrope që po zhytet përsëri në errësirë”, thotë ai./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com