Bllokimi i Komisionit për ‘Zgjedhoren’, Valteri debat me zyrtarin e PD: Pa propozim konkret, Basha ia fut kot sa herë zgjohet nga gjumi

PD zyrtare i qëndron versionit se bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ishte skenar i parapërgatitur me PS.

Në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj ish-deputeti Halit Valteri tha se propozimet e Bashës nuk janë konkrete. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi i listoi edhe njëherë katër propozimet kryesore të PD, të cilat siç tha ai i ka bërë edhe punblike.

Valteri: Basha si çdolloj pune që ia fut kot që zgjohet më vonë nga gjumi nuk ka një propozim konkret.

Kthupi: Kemi propozime konkrete katër biles, janë të draftuara ia kemi dërguar të gjithë mediave.

Valteri: Enkelejdi tha se nuk shkoi se ishte Pazar me Ramën. Tani ndaje kishte frikë apo si…

Kthupi: Po të shikosh se çfarë ndodh, në komisionin e djeshëm ishte grada ndërkohë në komisionin e sotëm salla është bosh shkohet dhe pushtohet e nuk ka asnjë individ të gardës që të garantojë që salla të mos zihet.

Valteri: Flamuri ka filluar të flejë aty, ka shkuar që në gjashtë të mëngjesit. Se zgjohet Luli në 11 s’kemi çfarë ti bëmë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com