Ish-prokurori, Shkëlqim Hajdari, ka komentuar vizitën e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken në Tiranë këtë javë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari tha se Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj.
Përsa i përket takimit me kreun e SPAK Altin Dumani, tha se është hera e parë që një sekretar i shtetit amerikan të takojë kreun e një agjensie ligjzbatuese.
“Nisur mga agjenda e sekretarit të shtetit takimi me kryeministrin është gjithëplanësh. Shqipëria ka kohë që është vendosur në boshtin euro-atlantik, pro perëndimit në luftën që bëhet në Ukrainë.
Në këtë kuptim Blinken vjen për të falënderuar qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në të gjithë agjendën ndërkombëtare dhe pozicionimit të saj. Sigurisht vjen për të falënderuar dhe mbështetjen nga pikëpamja e gjesteve të mbështetjes së afganëve.
Vjen dhe për ngjarjet që lidhen me Ballkanin, ku Shqipëria ka qenë lojtarja kryesor pro perëndimor mes Perëndimit dhe Rusisë.
Nëse do të jetë e vërtetë që Blinken do të takojë dhe Dumanin, kjo është e veçantë sepse është i pari rast që sekretari i shtetit të takojë një agjensi ligjzbatuese.
Nisur nga kjo veçanti mendoj se SPAK mbetet institucioni më i besueshëm në Shqipëri dhe i pavarur që ka marrë përsipër të përmbush detyrimet ligjore”-tha ai./m.j