Nga Artur Zheji
Në këto kohë, Antony, është një kockë e fortë e administratës e presidentit 80 vjeçar Biden, sepse është i kudondodhur dhe efikas. Në çdo teatër krize, ku janë të përfshira interesat amerikane, përpara se të mbrrijnë aeroplanmbajtëset e flotave dhe aeroplanëve strategjikë, sigurisht që paraprin Blinken.
a. Kosova dhe tensionet me Serbinë e Vuçiçit, që në perëndim konsiderohet lideri më i moderuar që Serbia mund të pjellë këto kohë.
b. Baza operative e Kuçovës.
c. Koordinimi përmes Tiranës, i faktorit shqiptar në Ballkan.
Situata e brendshme politike nuk rezulton të ketë qenë temë. Dhe për të larguar çdo iluzion, ai, “kirurgu” i krizave më të rëndësishme të Planetit Tokë, nuk kurseu asnjë kompliment publik dhe bujar për Kryeministrin shqiptar.
Kush thotë ndryshe ja fut kot. Me dashje ose pa dashje. Dhe këtë amerikanët nuk e bëjnë për herë të parë këtu te ne. Le të kujtojmë se si Bushët, rikthyen në pushtet Berishën në vitin 2005, edhe pas marrëzisë së viteve ’97 dhe ’98.
Blinken në këto orë qëndrimi në Tiranë, i vuri kapak iluzioneve se: Superfuqia është duke menduar ndonjë plan B apo plan C, për Shqipërinë e sotme.
Në optikën e tyre, Tirana zyrtare është “OK” për ta. Opozita dhe SPAK-u, le të bëjnë detyrat e tyre, për të mbajtur të shëndetshme shoqërinë shqiptare dhe për të luftuar sëmundjen ndërkombëtare dhe trasversale të korrupsionit.
Blinken bëri çmos që të thotë hapur dhe pa ekuivok se: “Rama is our guy!”, të tjerat janë komente që mbushin vakumet virtuale…