Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme, pas pak minutash, në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.
Ndërkohë me dhjetëra efektivë Policie janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Kjo masë e SPAK nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët e kanë quajtur masën të motivuar politikisht.
PD u ka dërguar më herët strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.
“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave.