Revista “The Financial Times” raporton se blerja nga Serbia e 12 avionëve “Rafale” në Francë ka kushtuar 3 miliardë euro.
Po kështu raportohet se në takimin mes dy presidentëve, atij serb, Aleksander Vuçiç dhe atij francez, Emmanuel Macron, është biseduar roli i Serbisë në prodhimin europian të municioneve, ndërkohë që është njoftuar hapja e dyerve për Serbinë, por është kërkuar edhe njohja e pavarësisë së Kosovës.
Revista nënvizon se ky takim dhe kjo blerje, sinjalizon kthesë në qëndrimin e Beogradit në raportet me Rusinë, qëndrim që është parë si problematik nga Perëndimi, sidomos pas nisjes së konfliktit në Ukrainë./m.j