Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 34 vjeç, të specializuar në vjedhjen e banesave në Komunitetin e Madridit, të cilët kishin ardhur në Spanjë të kamufluar si turistë në “festat e Krishtlindjeve”.
Dy personat udhëtuan nga jashtë Spanjës për në Madridit në fund të tetorit për të kryer grabitjet.
”Janë gjetur bizhuteri me vlerë më shumë se 50 mijë euro”, thuhet nga policia, e cila thekson se të dy kriminelët kishin vënë në shënjestër shtëpizat në perëndim të Madridit si objektiv të grabitjeve të tyre.
“Agjentët e Gardës Civile , në të ashtuquajturin Operacioni “Habitat Boza”, kanë arrestuar dy persona të specializuar në kryerjen e krimeve të grabitjes me forcë brenda shtëpive të ndryshme në Komunitetin e Madriditz Operacioni ka nisur në fund të muajit tetor, kur pronarët e banesave kanë bërë denoncimet përkatëse, duke denoncuar vjedhjen e objekteve të ndryshme me vlerë nga brenda.
Konkretisht, autorët e dyshuar hynë në shtëpitë e vendosura në Las Rozas, Galapagar, Alpedrete, Villaviciosa de Odón dhe kryeqytetin e Madridit”, thuhet në deklaratë.