Bitcoin thyen rekordin e vitit 2021, kriptomonedha më e përhapur në botë po këmbehet për gati 72 mijë $

Bitcoin ka thyer rekordin e vitit 2021. Kriptomonedha më e përhapur në botë po këmbehet për gati 72 mijë dollarë. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, vlera e Bitcoin është rritur me mbi 48 mijë dollarë.

“Këtu rol kryesor ka ETF (Exchange-Traded Fund). U fol që vitin që shkoi që në bursë mund të blije edhe me Bitcoin. SHBA-të pranuan gjithashtu që letrat me vlerë të blihen me ETF, pra kriptomonedha ndaj ka këtë rritje.”, tha Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave digjitale.

Kur u krijua në 2009-n, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021 kur vlente 11 mijë e 800  e pastaj gati 67 mijë dollarë. Kriza e çmimeve dhe rritja e normave të interesit zhvlerësoi ndjeshëm Bitcoin veçanërisht fund-vitin e shkuar, për t’iu rikthyer rritjes së vrullshme këtë fillim-vit.

“Një ndër faktorët lidhet me institucionin financiar në këtë treg, BlackRock. Ky treg ndikohet shumë nga efekti psikologjik. Kur një kompani e madhe bën blerje, kjo rrit besueshmërinë te investitori e rrjedhimisht te kriptovaluta.”, vijon Dokuzi.

Bashkë me Bitcoin, vlera u është rritur edhe kriptomonedhave të tjera. Të dhënat nga Coin Market Cap tregojnë se Ethereum po këmbehet për më shumë se 4 mijë dollarë, ndërsa Binance dhe Solana për 526 dollarë.

“Kur Bitcoin rritet, e njëjta ndodh edhe me kriptot e tjera. Bitcoin udhëheq tregun ndaj dikon edhe te kriptovalutat e tjera.”, shtoi Dokuzi.

Rritja e vlerës së Bitcoin është lajm i mirë edhe për shqiptarët që kanë portofole investimi në këtë kriptovalutë. Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole të tilla, kryesisht në Boitcon, vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com