Bisedat në whatsapp zbulojnë sa kushtonte një operacion tek Onkologjiku: Shih ndonjë Tajlandë… me 5 operacione brenda një jave bëhesh për Maldive!

Në dosjen e Onkologjikut, janë dhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që fitojnë dhe planet për pushime jashtë vendit

Në dosje janë të bashkangjitura dhe pjesë nga biseda mes doktorëve ku flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Pjesë nga bisedat në Ëhatsapp

Kap pushimet e tjera tani

Dr Ami Rea: këtu e një vit, të jemi mirë
Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani
Dr. Ami Rea: Po pse jo

Bisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane) 
Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarie

Kirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla

5 x 5 sa bëjnë

hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë

Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.

Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com