Bisedat mes gjyqtarëve, si u tentua pajtimi i Arnisa Këlliçit me prokurorin Dyrmishi

Telenovela brenda Gjykatës së Tiranës që ka përfshirë gjyqtarë, prokurorë e kancelarë për kërcënimin e supozuar të gjyqtares Arnisa Këlliçi mori përmasa të mëdha, aq sa vetë gjyqtarja u mor e pandehur se kishte arritur ta krijonte situatë vetëkërcënimi.

Por si nisi kjo histori dhe çfarë ka ndodhur realisht deri në këto momente? Nëpër korridoret e institucioneve të drejtësisë së Tiranës nisi një thashethem se prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi dhe ish-gjyqtari Arben Mickaj ishin nën hetim nga SPAK dhe për ta ishte prerë fleta e arrestit.

Këta dy të fundit nisën të interesoheshin përse po hetoheshin, dhe mësuan se ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë dhe fjalët e përhapura ishin tërësisht të pavërteta.

Nga pozita mbrojtëse pa akuzë, prokurori Dyrmishi dhe ish-gjyqtari Micka kaluan në pozita sulmi.

Adriano Dyrmishi zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin e Gjykatës së Tiranës, Donald Xhelili, të cilin e kërcënoi për situatën e krijuar dhe në bisedën mes tyre, mesa duket ai akuzonte edhe gjyqtaren e Tiranës Arnisa Këlliçi si të bashkëimplikuar.

Kjo e fundit, pasi u informua nga Kancelari i cili i tha se prokurori e kishte kërcënuar, i dërgoi vetë një mesazh prokurorit Dyrmishi duke e sfiduar që kërcënimin t’ia thoshte në sy.

Në lojë hyn dhe ish-gjyqtari Artan Gjermeni, i cili bën ndërmjetësin mes Arnisa Këlliçit dhe prokurorit Adriano Dyrmishi, që ky i fundit të shkojë në zyrën e gjyqtares dhe të ballafaqohen.

Biseda mes Artan Gjermenit që bën ndërmjetësin dhe gjyqtares Arnisa Këlliçi është e regjistruar me audio.

AUDIO-BISEDA ARTAN GJERMENI-ARNISA KËLLIÇI:

Artan Gjermeni: Pse ta bëj unë telefonin e prishur? Mendon ta lëmë të takohemi?

Arnisa Këlliçi: Do vijë ai këtu, do vijë në zyrën tonë?

Artan Gjermeni: Nuk është ky problemi.

Arnisa Këlliçi: Të vijë dhe do jetë ballë për ballë, tek për tek me mua. Dhe do më shikojë në sy.

Artan Gjermeni: Në sy do të të shikojë. Ai tha, unë e takoj, s’kam asnjë gjë me Arnisën. Dhe tha po e shkruar unë që do ta vras Arnisën, po ma thanë, le të më pështyjë në surrat. Me atë jam nxehur, më tha. Kështu më tha, kështu të them. I thashë, i ke shkruar atij Donaldit që ty dhe atë do t’ja bëj kështu? Atij po, tha. Arnisës jo, tha.

Arnisa Këlliçi: Po ai e ka të regjistruar dhe me zë telefonatën. Dhe atë natë kishte qenë i pirë? S’dua ta di. Nuk ka rëndësi, por që të kuptojmë dhe kontekstin. Normal s’ka qenë. Në orën 00:00 të natës të marri njeriu dhe…

Artan Gjermeni: Dhe ai lloj njeriu nuk duhet të ketë qenë normal në atë kohë.

Arnisa Këlliçi: Tani vetëm të garantoj një gjë dhe po ta them si motër. Në qoftë se ai e ka thënë atë gjë që unë di që ka thënë, dhe nuk vjen këtu të sqarohet me mua, unë do i ndërroj pozicionin ku ulet në sallë të gjyqit. Mos më thënçin dhe do e bëj me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studiuar jashtë shtetit, e ruaj qetësinë, ama kam një moment që kur më kërcet nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se s’më ka asgjë në dorë. S’ka lindur akoma ai burrë nëne që të më thotë mua do ta vras e do t’i bëj. Dhe ai nuk kupton një gjë. Unë dellin e kam shumë të fortë, nuk më ka asgjë në dorë, absolutisht asgjë, se mendon që mund të ketë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com