Bilanci: 37,337 palestinezë të vrarë nga ofensiva e Izraelit që nga 7 tetori

Të paktën 37,337 palestinezë janë vrarë dhe 85,299 janë plagosur nga sulmi i ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori. Të dhënat janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë e organizatës islamike palestineze Hamas , e cila sundon enklavën.

Të paktën 41 persona janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit, sipas të njëjtit burim.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi më herët se do të ndërpresë operacionet ushtarake çdo ditë përgjatë një rruge në jug të Gazës, për të mundësuar hyrjen e më shumë ndihmave humanitare.

Pauzat, të cilat thuhet se kanë filluar të shtunën, do të zgjasin nga ora 08:00 me orën lokale deri në orën 19:00 deri në një njoftim tjetër. Ato do të prekin vetëm një rrugë që të çon në veri nga vendkalimi kyç Kerem Shalom, të cilin Gaza e ndan me Izraelin.

Izraeli ka qenë nën presion të vazhdueshëm nga aleatët, përfshirë SHBA-në, për të parandaluar përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com