Plot 9657 gjoba ka vendosur Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së fundit për shkelje të ndryshme rrugore, si përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve, parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe qëndrim të gabuar.
Gjatë kësaj jave, 19 shoferë janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, drejtim automjeti në efektin e lëndëve narkotike si dhe për korrupsion aktiv.
42 raste të tjera kanë përfunduar me pezullim të lejes së drejtimit, me mundësi konvertimi në gjobë.
Policia thotë se ka bllokuar 15 automjete për detyrime të pashlyera ose për mungesë dokumentacioni.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat të qarkullimit për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
/a.r