“Big Brother m’i ka nxehur motorët”, Arta Kabashi tregon çfarë i ka ndodhur pas spektaklit


Jo vetëm për natyrën e qetë dhe pozitive që tregoi në formatin ku është e vështirë të ruhet qetësia e maturia, por edhe për kreativitetin që i lindi prej andej, Arta Kabashi po e përdor mjaft mirë famën pas BBV.

E ftuar këtë të enjte në “Pushime on Top”, Arta tha se po jeton një periudhë shumë të mirë, me shumë krijime dhe këngë të reja që ka krijuar dhe i ka në studio, por po ashtu verën e ka të zënë me koncerte dhe e gjithë kjo, falë BBV:

“Big Brother m’i ka nxehur motorët dhe tani nuk kam të ndalur, jam pa pushim, në lëvizje. Është një koncept që, nëse di ta shfrytëzosh, besoj që ia sheh hajrin” – tha ajo.

“Dmth nuk je penduar që ishe pjesë e Big Brother?”, – ishte pyetja tjetër e Leit, por këngëtarja menjëherë ia ktheu se, përkundrazi, e kujton si përvojë shumë të bukur.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com