Moderatorja Bieta Sulo ka folur për herë të parë për sëmundjen e partnerit të saj, Alban Dudushit.
Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë. Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 si vitin më të keq.
“Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë. Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ku ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja.