Emigrimi, kryesisht në grupmoshat e reja, por edhe dobësimi i monedhave të huaja në raport me lekun vlerësohen nga eksportuesit si shkaktarët kryesorë që kanë sjellë rënie në sasi dhe vlerë të eksporteve për bimët aromatike e medicinale. Grumbulluesit e bimëve medecinale thotë se nga këto dy faktorë humbjet shkojnë deri në 40 për qind.
22%
Sipërmarrësi Xhavit Hysenaj i intervistuar nga Tv Klan thotë se kjo industri kërkon subvencionim direkt në masën 20%.
Sipas të dhënave të INSTAT për 10-mujorin, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” janë ulur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Hysenaj thotë se viti i ardhshëm do të nisë me shkurtim të vendeve të punës.
Për sipërmarrësit e bimëve aromatike e medicinale, rënia e eksporteve për 2023 përllogaritet më e fortë edhe se gjatë dobësimit të bilanceve të tyre përgjatë pandemisë Covid-19.