GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për të pyetur me videokonferencë pesë dëshmitarët amerikanë Corneilos Henry 3, David Hoëell, William Merrit Hart, Sidney Macintyre dhe Rodney Taylor.
GJKKO vendosi që dëshmia të bëhet me letër porosi dhe marrja në pyetje do të bëhet nga agjentë të FBI.
Ju nuk mund ta kaloni kështu. Duhet të detyroni prokurorin të provoj aktet dhe provat. Si qenka kjo kështu? Duam të provojmë fajësinë për t’i bërë qejfin miletit, të kënaqet SPAK me një vendim fajësie? Ky është një proces shterpë, nuk pjell dot fajësi, nuk lind dot prova që implikojnë z.Mediu në shpërthimin e Gërdecit”, tha avokati i Mediut, Ardian Visha gjykatësit sot në seancë
Pyetjet për të cilat palët kanë rënë dakord më herët përfshijnë aktivitetin e kompanisë SAC përgjatë demontimit të municioneve në Shqipëri, nëse ka patur apo jo aktivitet të pezulluar nëse kishin apo jo njohje me ish ministrin por edhe me personazhe të tjerë të përmendur më herët.
Në seancë pati debate mes mbrojtjes qe kërkuan lidhjen mes akuzave dhe provave të SPAK , por morën përgjigjje nga prokurori i çështjes Gërdeci 2 se si provë vlerësohet shkaktimi i dëmit nga tragjedia e 15 marsit.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 15 maj ora dhjetë.
Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që me herët gjykatë gjykimit por edhe për mediat ka kundërshtuar konkluzionet mbi shkaqet e shpërthimit dhe ka kërkuar eksperiment hetimor si dhe ri ekspertim.
/a.r