Presidenti Joe Biden ka reaguar pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad.
Në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë, pasi kryengritësit morën kontrollin e kryeqytetit sirian, Damask, presidenti në largim shprehet se kjo është një mundësi historike për Sirinë.
“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Kjo është një mundësi historike për popullin sirian”, tha Joe Biden, duke specifikuar se pavarësisht raportimeve se diktatori ndodhet në Moskë, SHBA nuk është e sigurt.
Më tej Biden ka nënvizuar Assad duhet të sillet para drejtësisë dhe të ndëshkohet./a.m.