Bici refuzon të zëvendësojë Ahmetajn, mandati i deputetit i kalon Plarent Ndrecës

Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, nëpërmjet një shkrese që i ka dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kuvendi i bëri me dije Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ishte krijuar një vend vakant, për shkak të mungesës së Arben Ahmetajt prej 6 muajsh.

Emri që pritej të zëvendësonte Ahmetajn ishte Dallëndyshe Bicin, sipas listës së kandidaturave të PS në zgjedhjet e kaluara.

Megjithatë, ajo nuk e ka pranuar këtë post, pasi aktualisht është drejtuese e Kadastrës.

Sipas listës së zgjedhjeve, mandati i kalon Plarent Ndrecës, por nuk dihet ende nëse ky i fundit do të pranojë.

Kujtojmë që ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk është paraqitur në Kuvend që prej korrikut të vitit të kaluar, teksa nuk dihet ende vendndodhja e tij.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com