“Betejat” e kultivuesve të drogës me policinë, rastet e dy dekadave kur trafikantët kanë ngritur dorë mbi uniformat blu

Goditja e Policisë nga kultivuesit e lëndëve narkotike apo trafikantët e tyre, është një fenomen që e ka zanafillë më shumë se dy dekada më parë, kur hashashi nisi të mbillej në dhjetëra zona të vendit. RTSH sjell ngjarjet më të bujshme, kur policia është qëlluar me armë, siç ishte rasti i një dite më parë në Shkrel të Malësisë së Madhe.

Me të shkrepura armësh ishte momenti kur kultivesit e lëndëve narkotike “pritën“ efektivët e Policisë në zonën e Shkrelit të Malësisë së Madhe, teksa këta të fundit po kontrolloni territorin pikërisht për aktiviteti e tyre të paligjshëm.

Fatmirësisht nuk pati asnjë efektiv të lënduar, ndërsa në terren shkuan forcat elitë RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe kolegët lokal.

Por ky nuk është rasti i vetëm që kultivuesit e drogës apo trafikantët e saj kanë bërë “betejë“ me efektivët blu shqiptarë apo ata të Guardia Di Finannza, ku nuk kanë munguar edhe rastet e plagosjes së efektivëve.

Ngjarjet më të rënda janë regjistruar në Lazarat të Gjirokastrës në dy raste, 2004 dhe 2014, me protagonist të ndjerin Gate Mahmutaj dhe në Dukagjin të Shkodrës, ku u qëlluan plumba ndaj helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Efektivët e Policisë apo Ushtrisë apo edhe helikopterët janë qëlluar me armë zjarri të llojeve të ndryshme, mes të cilëve mitraloz.

Precedentët e tjerë janë regjistruar në Delvinë, Vlorë, Krujë, Bulqizë, Memaliaj, Shkodër, Gjirokastër etj.

Në gushtin e vitit 2004, helikopteri i policisë italiane Guardia di Finanza, u qëllua mbi Lazarat me mitraloz, ndërsa 10 vite më vonë po në Lazarat aksionit policor kultivuesit iu përgjigjën me të shtëna armësh, duke lënë të plagosur një efektiv.

Po këtë vit, në qershor u qëllua sërish helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Pultit në Shkodër ndërsa në muajin tetor një tjetër incident ndodhi në malin e Sopotit, ku pati shkëmbim zjarri mes policisë së Sarandës e Delvinës, me një grup trafikantësh droge.

Një vit më vonë, në Vlorë një aksion i Policisë për kapjen e disa trafikantëve të lëndëve narkotike, përfundoi në shkëmbim zjarri dhe plagosjen lehtë në dorë të një prej efektivëve.

Në vitin 2016, në Memaliaj një efektiv mbeti i plagosur, gjatë një operacioni për asgjësimin e kanabisit, teksa kultivuesit po përpiqeshin të mbronin parcelat.

Një vit më vonë, në kufi me Maqedoninë dy persona të po transportonin 105 kg hashash drejt këtij shteti dhe sapo pikasën policinë e qëlluan me armë.

Tre vite më pas, në Krujë, trafikantët drogës sulmuan me armë zjarri forcat e policisë, që kishin shkuar për kontroll.

Një muaj më parë, në Krujë roja I parcelës me kanabis qëlloi me armë zjarri në ajër, sapo pa efektivët me synim për t’i larguar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com