“Berishës i ka mbetur dopio 6 në dorë. Luçiano Boçi, mish për top në Shkodër”

Avokati, Idajet Beqiri ka deklaruar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i janë djegur të gjitha mundësitë për të konkurruar kundrejt qeverisë së Ramës.

Po ashtu Beqiri shtoi se sipas tij edhe deputeti Luçiano Boçi është një kartë e djegur ndërsa tha se transferimi i tij në Shkodër nuk është gjë tjetër veçse “mish për top”.

“PD është e falimentuar në çdo lloj drejtimi. I keni dhënë domino në duar, por ai kryesori, Sali Berisha ka dopio gjashtën në dorë, pra është djegur nuk bën dot domino.

Tjetri, ai i Shkodrës ka dopio pesën në dorë. Luciano Boçi ishte i dështuar në Elbasan, do të ishte mirë të ishte në fakt në Elbasan, por e çuan mish për top në Shkodër sepse atje do ta përcjellin me këpucë të kuqe sepse nuk harrojnë atë që i bëri djalit të Ndrek Luçës atje. Shkodra për Ndrek Luçën të ha jetën, pra janë hakmarrës. Rama tani është në një fushë ku rezultatin e ka 9 me 0, pra që ka fituar 9 herë dhe duke qenë më këtë rezultat eksperimenton pastaj sikurse fut të rinjtë, bën spektakël“, tha Beqiri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com