Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Beqiri, i cili është edhe avokati i familjarëve të viktimave të masakrës së “21 Janarit” zbardh detaje nga hetimet për dosjen, teksa shpreh bindjen se prokurorët specialë do të thërrasin Sali Berishën në SPAK dhe se sipas tij, ish-kryeministrit pritet t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest me burg pa afat”.
-Avokat Beqiri, SPAK ka zbërthyer telefonin e ish-ministrit Ilir Beqaj, ku kanë dalë edhe bisedat me ministren e Turizmit, ku vetëm pak ditë më parë SPAK ka kryer kontroll në një banesë ku sipas avokatit të Beqaj nuk e kishte banesën e tij por e kishte marrë me qira në Vlorë. Si e shihni këtë?
Problemi është që hetimi është hetim dhe në hetim dalin sidomos nga tabulatët e telefonave, dalin numra, biseda, sms, të cilat të çojnë drejt thellimit të hetimit të çështjes dhe në prova të tjera indirekte që e formësojë më mirë zinxhirin e provave, nëse kemi thjesht korrupsion pasiv apo pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim apo kemi mos deklarim të të ardhurave, etj. Në këtë aspekt jam i bindur që derisa telefoni është zbërthyer dhe janë kapur dhe ato biseda të çojnë edhe në pasuri të tjera të cilat ti i paske me qira apo paske jetuar apo qoftë edhe kur ke pushuar. Të gjitha këto janë pjesë e hetimit edhe organi i akuzës po tregon që po bën hetim të thelluar deri në fund për të hetuar gjithë të vërtetat e kësaj historie, nëse kemi të bëjmë. Me rëndësi është fakti që kur jepet masa e sigurimit arrest me burg pa afat. Dyshimet janë tepër të arsyeshme dhe që është përgjegjësi e madhe ta kërkosh një masë sigurimi të tillë , pa patur prova nuk arrin të vete te kjo masë sigurie. Pozita e Ilir Beqajt nuk është e lehtë.
-Pak ditë më parë pamë një konflikt fizik mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit, më pas këto u pasuan me deklarata shumë të forta nga kreu i PL-së, Ilir Meta, doja një koment
Problemi është që këto partitë e vjetra, posaçërisht PD dhe LSI, qysh kur janë krijuar këto në thelbin e punës së vetë nuk kanë patur afrimin e alternativave që të bëjnë për vete popullin me logjikë të shëndoshë, me programe, me afrime të gjërave që vërtetë t’i shërbejë popullit e kombit. Por këto të tilla gjëra i kanë munguar pasi dhe mendjet e tyre nuk kanë qenë aq mirë që të punojnë dhe të fortë që të zgjedhin dobi vendit por i kanë besuar më shumë muskujve e forcës, i anë besuar me shumë frikës e akteve terroriste, i kanë besuar më shumë dhunës, qoftë asaj fizike apo psiqike. Kemi parë në vazhdimësi, që nga krijimi i PD edhe më vonë nga krijimi i LSI-s, dhe në vazhdimësi të gjithë veprimtarive të tyre. Kur ka patur fushata elektorale, para saj ne kemi patur hedhjen në erë të kompleksit e tregut ‘VEFA’, vrasjen e një qytetareje të pafajshme apo akti terrorit ndaj ish-drejtorit të burgjeve. Dhe në rastin e ’21 Janarit’ ku u vranë protestuesit se qytetarët kërkonin të drejtën e tyre të hapej kutia e shihej vota e tyre e të luftohej korrupsioni i Illir Metës që u zu me bllokun në dorë të shënimeve të 700 mijë eurove.
Dhe këto tani, për t’i mbuluar këto e për ta bërë më të lehtë marrjen e pushtetit, i kanë besuar dhunës e akteve terroriste, i kanë festuar forcës e për rrjedhojë patëm grushtin e shtetit në 98’-ën, që ishte një skandal i madh për shtetin shqiptar, që na u rrëzua shteti. Patëm aktin skandaloz të rënies së shtetit me piramidat, që iu dhamë armët në duar qytetarëve e ra shteti, ranë institucionet e të gjitha me radhë. Në këtë mënyrë nuk po heqin dorë nga dhuna e si e tillë nuk po sjellin alternativa të reja që i shkojnë për shtat këtij vendi pasi është anëtar i NATO-s por ne presim dhe pak vite për t’u futur në BE. Opozita duhet të kuptoj se me vandalizma nuk ka fituar si në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, pasi ulërimat e Metës dhe qëndrimet që ai mban jo vetëm në rastin e konfliktit Tedi Blushi-Halit Valteri, por edhe me drejtuesin dhe SPAK-un në përgjithësi duke e quajtur organizatë kriminale apo deklaratat e tilla si unë të thyej në mes, unë merrem me më të fortin, etj. Janë psikologjie të dala boje, primitive dhe ky primitivitet do ta marr goditjen e duhur e mjerë Shqipëria po mbetet pa një opozitë të konsoliduar.
-Çfarë pritet nga hetimi i “21 Janarit”?
‘21 Janari’ e ka marrë drejtimin e duhur tashmë. SPAK është në korniza të caktuara dhe hetimin e ka nisur mbarë, iu ka marrë deklaratat të dy kallëzuesve (bashkëshortes dhe xhaxhait të Aleks Nikës) e nga ana tjetër thirri kreun e Gardës së Republikës, ia mori dhe atij deklarimet përkatëse. Jam i bindur për një gjë, ose SPAK e ka shumë të qartë situatën dhe që nuk ka frikë më se mund t’i prishet ndonjë provë, që në momentin kur la të lirë Ndrea Prendin dhe nuk e arrestoi. E njëjta gjë duhet të ndodh edhe me Sali Berishën, kur ta thërrasin për të shkuar dhe për të dhënë deklarimet e tij, e bashkë me deklarimet duhet t’i komunikohet edhe masa e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’. E kjo është e domosdoshme, pasi kemi jo thjesht dhe vetëm një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, ku arsyeton dhe njeh se ku janë dyshimet e arsyeshme ku duhet dhënë dënimi pasi këto persona janë urdhër dhënës të ekzekutimeve por nga ana tjetër është një mbështetje e fuqishme për t’u marrë kjo masë sigurimi. Vendimi i Strasburgut, jo vetëm e konsideron krim shtetëror por nga ana tjetër, insinuatat që hedh me provat që administron, madje duke treguar dhe nga cili drejtim kanë qenë plumbat, si është qëlluar, pse pikërisht kur po përfundonte protesta. E japin të plotë panoramën dhe se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen.
Hetimet përfundimtare dhe zbardhja e plotë e çështjes do të jetë oguri më i mirë për shtetin shqiptar. Kur nuk ka ndodhur në historinë e shtetit tonë që shteti vret qytetarët e vet se do të mbaj pushtetin me dhunë, shteti vret qytetarët e vet e iu thotë mos denonconi korrupsionin e lartë shtetëror që e shikoni me kamera gjithandej sepse ndryshe po i kërkuat këto, demokracia në këtë vend jam unë, shteti jam unë. Dhe unë që të kam vjedhur votat, unë përsëri t’i vjedh votat por nga ana tjetër nëse ti nuk më lejon unë do të vras. Kësaj gjëje do t’i jepet fund njëherë e mirë kësaj gjëje dhe kjo do ta konsolidojë më mirë dhe më fortë shtetin ligjor shqiptar, do të bëj reformën në drejtësi shumë më efektive dhe ne do të shikojmë ky vend çdo ditë e më shumë do të ketë të ndëshkueshëm pa patur parasysh se çfarë janë dhe se çfarë posti kanë, çfarë shtrese janë, e drejtësia do të jepet për të gjithë e nuk do të jete monopol për të pasurit për ta blerë e varr për të varfëri meqë nuk kanë gjë në xhepat e tyre duhet të pësojnë vetëm duke qenë të dënuar të vazhdueshëm.
-Doja një koment në lidhje me ndryshimet në qeveri që ka bërë kryeministri. Pse u larguan Taulant Balla dhe Niko Peleshi nga postet ministrore?
Ai Kongres ishte kongres zgjedhor dhe Edi Rama kishte menduar dhe çdo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e vitit 2025. Edhe bilanci që u bë, ishte po në këtë kuadër, edhe këto ndryshimet janë në përputhje me objektivat e kësaj qeverisje për të marrë mandatin e katërt.
-Pse këto lëvizje, ministri Balla kishe pak kohë që kishte marrë detyrë?
Njerëzit thonë e shkarkoi, por unë nuk do ta konsideroja shkarkim pasi realisht puna e Ballës ka qenë pozitive. Posti i ri që i është dhënë lidhet me zgjedhjet e 2025-ës