Berisha vret ‘lepurin’ nga dritarja e katit të 8-të: Beteja që ju nisët zgjon “luanët e fjetur” në zemrat e opozitarëve

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në dritaren e ballkonit të tij për natën e tetë me radhë dhe i është drejtuar simpatizantëve  të tij që janë mbledhur poshtë godinës me një fjalim.

Berisha iu drejtua simpatizantëve duke i thënë se ata janë simboli i shpresës që rrezaton në katër anët e vendit.

Ai shton se përpjekja e tyre, beteja që ata kanë nisur  po zgjon çdo ditë e më tepër  ‘luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë’, duke vrare ne kete menyre ‘lepurin ne bark’ nga dritarja e katit te 8-te.

Berisha: Çdo natë ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër  kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar  që është vendosur në Shqipëri, por ju garantoj se jeni sot simboli  më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Jeni sot simboli që rrezaton në katër anët e fundit shpresë, jeni drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.

Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanët e fjetur në zemrat e opozitarëve.

Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.

Lincoln ka thënë njëherë “një njeri mund të jetë shumica”, ndaj ju garantoj se ju so këtu jeni shumica.

Ju jeni shumica  sepse guximi juaj jep guxim mbarë qytetarëve, sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve, ju jeni shumica, sepse shumica nuk do kurrë këtë pushtim.

Ju jeni shumica sepse, duhet në shesh t’u dilet për zot të drejtëve të shqiptarëve, për të treguar se Shqipëria nuk do të jetë kurrë pa opozitë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com