Gjykata e Posaçme shqyrton sot një tjetër kërkesë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për ndryshim të masës së sigurisë.
Përmes avokatëve të tij Berisha kërkon zëvendësimin e masave të para të të sigurimit të dhëna ndaj tij, “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” në një masë më të butë.
Në kërkimin e tyre mbrojtësit e Berishës pretendojnë shkelje e lirisë së shprehjes të ish-kryeministrit, shkelje të së drejtës për jetë private dhe familjare.
Sipas tyre, masa e sigurisë ka sjellë si pasojë shkelje të së drejtës së Berishës për të kontaktuar dhe komunikuar me avokatët e tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës së avokatëve, gjykata e posaçme vendosi shtyrjen e seancës.
/a.r