Berisha refuzon për herë të katërt të paraqitet në SPAK/ Rithemelimi protestë para Kuvendit, Policia “blindon&#8221

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të paraqitet për herë të katërt në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur në zbatim të vendimit të gjykatës së posaçme.

Sipas vendimit të gjykatës Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ.

Theksojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dal jashtë vendit”.

Ndërkohë lideri i Foltores ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit, teksa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij për aferën e dosjes “Partizani”.

Për këtë arsye efektivë të shumtë janë vendosur përpara ambienteve të Kuvendit me qëllim mbarëvajtjen e protestës, përfshirë efektivë të policisë së Tiranës dhe të FNSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com