Berisha përkujton ‘2 Prillin’ nga Shkodra: Ky qytet do triumfojë mbi pushtuesit, do u japë leksion

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Shkodër, me rastin e masakrës së 2 prillit, ku në vitet 90’ u vranë 4 persona nga diktatura komuniste.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha tha se Shkodra do të triumfojë mbi pushtuesit dhe diktaturat.

Po ashtu, Berisha sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, për të cilin tha se është përfaqësues i grupeve kriminale.

“Situatën në Shkodër e shoh me optimizëm. Shkodra do të triumfojë gjithmonë mbi pushtuesit, mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan… Shkodra është bastion më i vjetër i vlerave të konservatorimizt, i besimit të Zoti, të familja, te atdheu.

Qytetarët e Shkodrës do e mësojnë shumë shpejt se çfarë përfaqëson Beci i Dobraçit. E vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, që e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com