Deputeti demokrat Flamur Noka ka komentuar marrjen në pyetje të ish-kryeministrit nga SPAK, ditë ne somte në lidhje me çështjen për privatizimi ne kompleksit “Partizani”.
Noka e cilësoi hetimin ndaj ish-kryeministrit si një skenar dhe regji kundër Berishës, Partisë Demokratike dhe opozitës. Noka u shpreh se në SPAK po çimentohet një institucion i antiligjit
“Berisha pa që ata atje nuk dinë ku t’ja nisin e ku t’ja bitisin, ose janë të terrorizuar. Jo që u pa sot ishe qartazi se ka një skenar dhe regji kundër Berishës, PD dhe opozitës, e kurdisur nga Rama dhe zbarohet nga Dumani dhe Millonai.
Berisha ka shkuar dhe u ka bërë me dije lidhjet e tyre me McGonigal, lidhjet e tyre me regjimin, dhe se aty po çimentohet një institucion i antiligjit. Drejtësia e re erdhi si drejtësi politike”, tha Noka./m.j