“Berisha para drejtësisë”, Pëllumbi: Opozita po përdor Komisionet Hetimore si një kazus për të “luftuar” me mazhorancën

Deputeti socialist, Arben Pëllumbi ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar, ndërsa këta të fundit të udhëhequr nga Gazment Bardhi, me Berishën në arrest shtëpie, vijojnë të bllokojnë mbledhjen e Komisioneve Parlamentare.

I ftuar në studion e Breaking me Dafina Hysën, Pëllumbi deklaroi se është shumë herë më i rëndësishēm për opozitën produkti i Reformës Zgjedhore sesa fakti se kush është bashkëkryetari i saj. Sipas Pëllumbit, mazhoranca mund të shkojë në ato zgjedhje edhe me këtë kod që kemi.

Unë mendoj se Komisioni i Reformës Zgjedhore është një tjetër shkak që më jep të drejtë në argumentin se bojkoti i opozitës dhe bllokimi i Komisioneve nuk ka të bëjë me luftën politike brenda nesh. Ka
të bëjë me gjetjen e disa shkaqeve për bërjen e një beteje të tillë brenda mureve të Kuvendit të Shqipërisë. Në fund fare, opozita e ndarë në 7 fraksione, në 5 fraksione, e gjitha është e interesuar të ulet në atë Komision dhe të mund të realizojë një reformë që t’i vijë përshtatet edhe asaj. Pavarësisht se kush është kryetari, në krahun përballë ka shumë kolegë tanët të cilët i përkasin të gjitha rrymave apo edhe partive aleate të PD-së në Kuvend.

Ju e konsideroni të përfaqësuar në komision opozitën, me PD-në zyrtare me 10 deputetë, kur pjesa tjetër me të paktën 47 deputetë i ka bërë një kërkesë zonjës Nikolla, duke kërkuar ndryshimin e bashkēkryetarit?

Jemi numër i barabartë nga ky krah dhe nga krahu tjetër. Pra jemi të përfaqësuar në mënyrë të barabartë. E rëndësishme është çfarë produkti do të nxjerrë Reforma Zgjedhore. Dhe se sa do të merren parasysh kërkesat e mazhorancës apo të opozitës, të OSBE ODIHR-it dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo është shumë herë më e rëndësishme për opozitën sesa fakti se kush është bashkëkryetari i saj.

Sipas Pēllumbit, opozita po e përdor si alibi mosngritjen e komisioneve hetimore, teksa theksoi se arritēn nē kētē situatë, për shkak tē kreut të Rithemelimit Berisha.

“Secili nga komisionet ka shkaqet e veta për të cilat është refuzuar. Kush donte të ndërmerrte një Komision Hetimor mjaftonte që ai shkaku për të cilin e kthyem apo nuk e aprovuam, ta rregullonte dhe ta sillte sërish në parlament. Mirëpo, nuk u bë e tillë sepse donin të mbërrinin në këtë lloj situate e cila ka të bëjë me situatën brenda PD-së, ka të bëjë me faktin që Berisha është non grata apo që ndodhet para drejtësisë. Nëse duam të arrijmë në një konsensus duhet që opozita të mos e përdorë Komisionin Hetimor si një kallzus, pra duhet të ndryshojë strategji mbi mënyrën se si duhet të “luftojë” me mazhoranën. Nëse opozita do të tentojë të ketë ato që i takon të ketë në bazë të procedurës, rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë, sigurisht që rrugët e bashkëpunimit gjenden”, tha Pēllumbi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com