Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë thirrje që nesër në orën 09:30, të gjithë demokratët dhe mbështetësit e PD-së të mblidhen përpara godinës së SPAK, ku do të paraqitet lideri i opozitës, Sali Berisha, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili e la atë me ‘detyrim paraqitjeje’.
“Nesër, në orën 09:30, le të jemi të gjithë së bashku përpara selisë së SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duar të Ramës po bën ndaj kundërshtarëve të tij politikë,” shkroi Noka në Facebook.