Berisha nesër në Kuvend/ Çupi: Opozita do vijojë mosbindjen civile! Qefalia: Bindni qytetarët me argumente, jo show

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të jetë pjesë e seancës plenare që do të mbahte ditën e nesër me ku do të diskutohet Buxheti 2025.

Pjesëmarrja e tij në sallë vjen pas 11 muajsh mungesë, pasi ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, masë që u hoq nga Gjykata e Posaçme rreth pesë ditë më parë.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, deputetja e PD Dhurata Çupi u shpreh mosbindja civile do të vijojë brenda dhe jashtë godinës së Parlamentit.
Ajo u shpreh se kjo do të vijojë për sa kohë çdo ditë dalin fakte të reja se kjo mazhorancë ka ardhur në pushtet me anë të manipulimit të votave dhe mbështetjes nga bandat, dhe jo me votë e qytetarëve.

“Duhet të jem i të qartë që opozita është në aksion në marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin dhe do ta vazhdojmë aksionin brenda dhe jashtë Kuvendit.
Do të mbështesim target grupet që protestojnë dhe opozita është krah tyre.

Ku parlament nuk përfaqëson shqiptarët dhe interesat e tyre kur çdo ditë dalin fakte se si janë manipuluar votat dhe zgjedhjet dhe në shërbim të kryeministrit janë bandat.
Ky është një pushtet jo nga sovrani, por i marrë në tavolinë me këto forma”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Socialiste Xhamal Qefalia, u shpreh se opozita nuk duhet të bëjë shoë me amendamentet politikë por duhet që diskutimi9n nen për nen të Buxhetit 2025 duhet që ta bëjë nëpërmjet argumentit.

Qefalia shtoi se opozita duhet të bindë qytetarët.

Opozita është në të drejtën e saj të kundërshtojë dhe të bindë në rolin që do të ketë në zgjedhjet pasardhëse. Shpresoj që opozita së bashku me 52 amendamentet, do të vlerësohen për secilin propozim dhe do të gjykohet me votë. Në fund kemi një opozitë që nuk do të ndalet tek mosbindja civile por argumenti dhe mënyra si qaset ndaj buxhetit për të bindur dhe qytetarët. Nëse amendamentet janë show politik pastaj…”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com