Për 20 minuta qe i kane ikur dritat keto 6 muajt qe eshte mbyllur ne shtepi, Sali Berisha eshte bere tym.
Me anë të një postimi ai thotë se sistemi energjitik në vend është në kolaps.
Berisha akuzon ministren Balluku per situaten e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale”.
Reagimi i Sali Berishes
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb