Berisha “merr pjesë” në homazhet për Kadarenë, çon ‘delegatë’ dhe kurorë, Boçi lë shënime në emër të tij

Nëpërmjet një kurore me lule, Kryetari i PD Sali Berisha ka “marrë pjesë” sot paradite në homazhet e zhvilluara në TKOB në nder të gjeniut të letrave shqipe.

Kurora është vendosur nga n/kryetari Luçiano Boçi dhe deputetja Albana Vokshi.

N/Kryetari Luçiano Boçi në “Librin e Kujtimeve” ka shkruar disa fjalë ngushëllimi për gjeniun e letërsisë shqipe.

“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore. I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”, shkruan Boçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com