Isa Tare, ish-drejtor i klubit Partizani ka treguar në “Zona Zero” në Top News prapaskenat e privatizimit të klubit.
Ai ka rrëfyer ndër të tjera se Sali Berisha e ka shkarkuar nga drejtimi i klubit, pasi nuk pranoi që të korruptohej për privatizimin e tij.
“Kam qenë sportist dhe drejtor i Klubit Partizanit nga 1958 deri në 2005. Nëpërmjet privatizimit që bëri Sali Berisha, duke më hequr dhe mua nga klubi se isha pengesë e madhe, nuk e kam miratuar privatizimin, për arsye se dola kundër, më hoqën nga klubi Partizani.
Pyetjes se a kanë tentuar ta korruptojnë, ai tha: Ishte një person që ishte i interesuar për klubin dhe më takonte vazhdimisht dhe më thoshte ‘ç’ke ti të japim ndonjë pjesë’, por unë nuk pranova fare.
/a.r