Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë sot Kuvendin e tij Kombëtar. Takimi në fjalë do të nisë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të bëhet votëbesimi i kryetarit të Rithemelimit.
Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
“Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi ish- kryeministri.
Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin paralajmëruan se nuk do të merrnin pjesë.
Sipas gazetarit Osman Stafa deklaroi se deri më tani, asnjë prej deputetëve që mbështesin Bardhin, madje as ai vetë, nuk janë parë në Pallatin e Kongreseve.
Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike.
“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha.