Deputeti i PS-së Petro Koçi, në fjalën e tij në parlament, komentoi projekt-rezolutën për krimet e komunizmit.
Koçi theksoi se Berisha mbeti një ekstremist ideologjik edhe pas përmbytjes së komunizmit.
Sipas tij, në kohën e qeverisjes së PD-së u masakrua edhe gazetari Zamir Dule.
Petro Koçi: Sali Berisha ishte një ekstremist ideologjik, që i tillë mbeti edhe pasi ndryshoi regjimi. Zamir Dule u masakrua nga regjimi i Berishës dhe pasojat e masakrimit bënë që të ndërrojë jetë në moshë të re.
Dua të kujtoj Remzi Hoxhën, dua të kujtoj kryetarin e PS në Bulqizë dhe Librazhd, që u masakruan dhe u hodhën në kanal. Ishin bandat e PD, që vazhdonin të zhvillonin politikë me profil diktatorial.
Zgjedhjet më 1996 ishin të përgjakura. Të shihen krimet politike që kanë ndodhur në Shqipëri që më 1912. Instituti po bën transparencë për periudhën e komunizmit. Vazhdon komunisti të jetë lideri i PD. Shfrytëzohen krimet e komunizmit, për t’ju hedhur baltë partizanëve të Luftës Antifashiste.
/a.r