Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkon të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të avokatëve të ish-kryeministrit Berisha do të zhvillohet më datë 8 Shkurt.
Pas shtyrjes së seancës në GJKKO, avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Berisha, Genc Gjokutaj, është shprehur se qëllimi është djegia e mandatit të Sali Berishës.
“Qëllimi ishte djegia e mandatit të Sali Berishës”, ka deklaruar avokati Genc Gjokutaj.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se avokatët e Berishës kanë bërë kërkesë të re për përjashtimin e gjqytares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjen në ngarkim të ish-kryeministrit.
Më herët, avokatët mbrojtës të Sali Berishës ankimuan në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzimin e kërkesës nga SPAK për pjesëmarrjen e ish-kryeministrit në seanca parlamentare.
Sjellim në vëmendje se rreth 2 javë më parë,, prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai rrëzuan kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Në vendimin e zbardhur thuhej se Kodi i Procedurës Penale nuk parashikon një leje të tillë. Prokurorët theksuan se nevojat që ka vlerësuar gjykata mbi bazë të cilave është caktuar masa “arrest në shtëpi” duhet të mbizotërojnë në raport me tagrin e deputetit ndaj të cilit zhvillohen hetimet për të marrë pjesë në parlament.
“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësinë e dhënies së një leje të tillë.”
Sipas dy prokurorëve që morën këtë vendim, as avokati i zotit Berisha nuk ka përmendur asnjë dispozitë mbi të cilën është mbështetur kërkesa për të lejuar të marrë pjesë në seancat parlamentare.
“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale apo në dispozitat e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” mundësinë e dhënies së një leje të tillë.”
Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim në lidhje me oprivatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
/a.r