Berisha, i tërbuar me Dumanin: E quan Altin Rama, ndërsa SPAK-un organizatë kriminale

Sali Berisha në fjalimin e mbrëmshëm te dritarja e pallatit sic bën cdo natë nuk është përmbajtur ndaj SPAK. Kreun e institucionit e ka quajtur Altin Rama, sic ka bërë për 33 vjet me drejtuesit e drejtësisë që nuk i ka pasur besnikë të tij.

“Altin-Rama, fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re!”. Kështu është shprehur Berisha mbrëmjen e djeshme gjatë fjalës së tij.

Sipas tij, Dumani ka shndërruar SPAK-un në një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se ky i fundit është simbol i shëmtuar i korrupsionit, e i gjobave.

“Ti që betohesh për integritet, por në qoftë se ka njeri të degraduar mbi tokë, je ti që u thua shqiptarëve me rrogë normale se je bërë me tre apartamente.

Po cili shqiptar, unë si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër kam arritur të blej 30 metra më shumë se ç’kisha”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

E dëgjuat ju dje si foli para qytetarëve Altin-Rama apo t’i themi ndryshe, Skrapi i partisë.

Edhe atij do ia them nja dy fjalë këtu në emër tuaj.

Ti që ke futur në terrorin tënd gjykatën, ti je fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re.

Je njeriu më i inkriminuar i saj.

Ti që ke shndërruar Skapin në një organizatë kriminale je një kryekriminel aq sa është Edi Rama, Erion Veliaj dhe të tjerë.

Ti që flet para publikut se me policinë dekonspiron, se 80-90 hetues të BKH janë zero, ti tregon se nuk ka njeri që të beson më, pasi e di që je simbol i shëmtuar i korrupsionit, i gjobave.

Altin, kërkove dje të të zgjatet afati.

Harroje! Afati yt çdo ditë që qëndron aty në pozicion antikushtetues, ta them këtu, do të të kushtojë rëndë.

Do të të kushtojë shumë!

Ti që betohesh për integritet, por në qoftë se ka njeri të degraduar mbi tokë, je ti që u thua shqiptarëve me rrogë normale se je bërë me tre apartamente.

Po cili shqiptar, unë si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër kam arritur të blej 30 metra më shumë se ç’kisha.

Po cili shqiptar mund të blejë tre apartamente me rrogë përveç teje?

U the shqiptarëve një të vërtetë të madhe, se jeni institucioni më i kontrolluar.

Në fakt je një skllav mjeran i Edi Ramës dhe këtu nuk gënjeve.

Ti ke rënë në kontrollin e plotë të krimit të Edi Ramës dhe shkon e flet aty si ekstremist i majtë i turpshëm.

Ndaj dhe Skrapi i partisë, larot e tij, mercenarët e tij, duhet të marrin përgjigjen që meritojnë.

Edhe njëherë, ju falënderoj përzemërsisht.

Ju përgëzoj për betejën e fuqishme që zhvilluat sot./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com