Berisha i shqetësuar që opozita quhet fajtore pse nuk fiton dot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka drejtuar online mbledhjen e kryeise se PD. Berisha tha se na intereson ndëshkimi i krimit elektoral, duke bërë fajtor qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po përdorin cdo metodë për të deformuar zgjedhjet.

Ai dha mesazhin se sot PD,se “Ju keni bërë një betejë të fortë, por edhe të suksesshme, jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira, dhe ato janë kapërcyer.

Kemi hyrë tani në një vit elektoral. Ky problem madhor që duhet të zgjidhim është një problem që u trashëgua nga zgjedhjet në zgjedhje.

Shqiptarët janë dëshmitarë, se Edi Rama, nga 2017 deri në 4 gusht 2024 shkoi duke deformua në shkallë maksimale, duke shndërruar procesin zgjedhor në një farse të vërtetë zgjedhor.

Përveç kësaj, ne kemi patur edhe një problem të dytë madhor, se ky proces shkatërrimtar i procesit zgjedhor është shoqëruar me një propagandë të stërfuqishme, e cila ka fajësuar viktimën dhe jo fajtorin e vërtetë. E cila ka shpallur krimin elektoral sukses dhe ka shpallur fitore, fitoren e grabitur”, tha nder te tjera Sali Berisha.

TemA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com