Berisha i pandehur, avokati: Mund të dënohet deri në 8 vite burg, përfitoi 5 milionë euro

Sali Berisha është marr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ku iu është komunikuar akuza e korrupsionit.

Lidhur me këtë ka komentuar në “Tirana Live”, avokati Idajet Beqiri, i cili ka deklaruar se Berisha mund të dënohet deri në 8 vite burg.

Ai theksoi se Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin kanë përfituar bashkë 5 milionë euro, para të cilat i kanë pastruar në 17 kulla.

Sipas avokatit, me këtë hetim u hap faqja e parë e hetimit të një libri voluminoz, ku janë përfshirë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

“Është e vërtetë dhe duket që rruga është shumë e gjatë. Hetimet tani kanë përfunduar dhe më pas të thërrasin, të komunikojnë veprën penale që je i pandehur. SPAK do të japi një vendim nëse do të jetë për korrupsion pasiv bashkë me dhëndrin e tij, pasi korrupsioni është i dukshëm shumë me fitim 5 milionë euro. Edhe paratë janë pastruar në 17 kullat.

Sot SPAK-u i tha Berishës me këmbë të mbarë ti dhe familjarët e tu. Sot u hap faqja e parë e hetimit dhe libri do të jetë voluminoz. Do të ketë çështje të tjera, nga krimi, mosdeklarimi i pasurive dhe deri te dhënia e tenderave me qëllim për të grabitur qytetarët shqiptarë.

Problemi është që kjo është një çështje dhe janë tre të pandehur me këtë çështje. Jam i bindur që në dosjen 500 faqe dilnin dhe elementë të tjerë që kishin bashkëpunëtorë të tjerë në atë krim.

Nga 500 faqet e dosjes, alternativa e vetme kuptohet dhe shqiptarët e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur me këtë çështje. Me atë dosje 500 faqe, kushdo që të jetë gjyqtar do t’i jap atij 2 deri në 8 vite burg”, tha ndër të tjera Beqiri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com