Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.
Pas tij, fjalën e ka marrë vajza, Argita Malltezi, njëkohësisht gruaja e Jamarbër Malltezit, i arrestuar për çështjen e ish- kompleksit Partizani.
Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se varfëria në vend është rritur frikshëm dhe po konkurron me krimin. Malltezi theksoi se largimi nga vendi nuk është një zgjedhje, por nënshtrim dhe përdhosje e të drejtave.
“Varfëria është rritur frikshëm dhe konkurron me krimin, diku ne gabuam secili prej nesh u përpoq shumë dhe rendi drejt sigurisë ekonomike, por harruam një mësim të historisë që e kemi përjetuar, të drejtat politike janë thelbësore edhe për ushtrimin e lirive ekonomike.
Rrezikojmë të biem në një diktaturë të ngjashme me atë që përjetuam, me një dallim sot na lejohet të lëmë gjithçka e të ikim, të largojmë fëmijët tanë. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim. Përdhosje e të drejtave tona”, tha Argita Malltezi gjatë fjalës në Kuvendin Kombëtar, ku do të votëbesohet Sali Berisha si kryetari i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit.