Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me demokratët në Gjirokastër, deklaroi se Edi Rama i fsheh rezultatet e censusit të bërë në muajin tetor.
Berisha deklaroi se, rezultatet e censusit janë katastrofike pasi në vend dalin 1 milionë e gjysmë shqiptarë, duke faktuar njëherë e mirë akuzat se, Edi Rama e zbrazi Shqipërinë.
Berisha kujton se para 2 vitesh, OKB parashikonte se shqiptarët pas 30 vitesh nuk do ekzistojnë.
“A e dini çfarë ka ndodhur me censusin e fundit? Ka tre-katër muaj që ka përfunduar, rezultatet janë katastrofike.
Rezultatet e para ishin 1 milionë e gjysmë shqiptarë.
Çfarë po bën zotëria, po merr regjistrat e gjendjes civile dhe po i kalon në census.
Kur Europa thotë se nga viti 2014 gjer sot kanë ardhur në territorin e saj 1.1 milionë shqiptarë si emigrantë ose azilantë, llogariteni vetë sa jemi ne sot.
Dërgon ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra, i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët.
Çfarë do presim ne?
Para dy vitesh ne lexuam se OKB parashikonte se pas 30 vitesh, ne nuk do ekzistonim.
Po të ecim kështu, ju garantoj se përveç trafikantëve, pakkush do mbetet në këtë vend.”- tha Berisha.