Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka zhvilluar takime me Ilir Metën, i cili është shprehur se edhe pas negociatave, do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me logon dhe flamurin e partisë së tij.
I pyetur për një koalicion të mundshëm me PL-në, Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë projekt të dorëzuar, por vetëm diskutime të përqendruara te protestat, të cilat po i dështojnë ish kryeministrit, pasi mbështetje ndaj tij po ulet.
“Janë diskutime. Nuk ka një projekt të dorëzuar.
Por diskutimet tona në këtë fazë janë të përqendruara në protestat e përgjithshme dhe krijimi i një qeverie teknike”, u shpreh Berisha.
Sa i përket një shpërblimi të mundshëm për Metën nëse fitohen zgjedhjet, që gjasat për të fituar janë të pakta ai shtoi: “Ilir Meta nuk ka nevojë për shpërblim.
Ilir Meta është i konsoliduar, partia e tretë më e madhe e vendit. Se cili do të jetë koalicioni, jo shpërblim, por me interes të përbashkët bilateral, do të shqyrtohet në kohërat që vijnë”.
/a.r