Berisha drejt arrestimit, a ndihet ‘i frikësuar’ Ilir Meta? Ja si përgjigjet ish-presidenti

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për gazetarët, ku mes të tjerash foli mbi vendimin e sotëm për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e cilësuar si antikushtetues. I pyetur nëse ndihet i frikësuar tashmë që aleati i tij i ngushtë po shkon drejt arrestimit, kreu i PL u shpreh se nuk është i shqetësuar.

“Nuk kam asnjë shqetësim. Edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë, ai ka kontenstuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve kushtetuese, jo si privilegj, por si mbrojtje që i jep vetë Kuvendi.

Të gjithë e dimë se janë aplikuar standarde të dyfishta, zoti Berisha nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare. Sa më takon mua, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë shqetësim. Miti i të paprekshmëve, mendoj se kjo është një përrallë.”, u shpreh Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com