Sot në Apelin e Posaçëm shqyrtohet kërkesa e deputetit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.
Kujtojmë se më 12 Mars, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën tjetër të avokatëve të Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masave të sigurisë. Sipas trupës gjykuese kërkesat rezultonin të pabazuara në ligj e prova.
SPAK po e heton Berishën me dyshimet se është përfshirë në korrupsion në procedurën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”. Akuzë e cila është mohuar nga ish kryeministri që e konsideron hetimin ndaj tij si politik.
Për të njëjtën çështje në arrest shtëpie po qëndron edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
Sali Berisha ndodhet i izoluar në banesën e tij që prej 30 Dhjetorit 2023 me vendim të GJKKO-së. Ashpërsimi i masës ndaj tij prej SPAK erdhi si pasojë e moszbatimit të vendimit të gjykatës për t’u paraqitur para agjentëve të BKH-së.
/a.r