GJKKO do të vendosë të martën mbi masën e arrestit ndaj Sali Berishës, i cili është nën hetim prej prokurorisë së posaçme për privatizimin e kompleksit Partizani.
Paraprakisht mësohet se prokuroria e posaçme do të paraqitet me kërkesën që ish kryeministri të qëndrojë në banesë deri në përfundimin e hetimeve.
Por çfarë parashikon ligji në raste të tilla.
Sipas nënit 244 Gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga prokurori, ndërsa nëse merret një vendim i tillë nuk do të ketë më kërkesë në Kuvend që ka dhënë lejë në të dy rastet.
Nërkaq është neni 237 ai që përcakton dhe mënyrën e veprimit.
Kështu gjykata do të saktësojë në vendim ambientin ku Berisha do të qëndrojë , siç thuhet në kodin e procedurës penale ku ai banon, kurohet ose mbahet me asistencë.
Në këtë mënyrë duket se përjashtohet mundësia që Berishës ti lejohet qëndrimi në selinë e partisë
Kur cakton këtë masë, gjykata përcakton edhe mënyrën e ekzekutimit dhe të mbikëqyrjes së saj.
Këtu parashikohen tre mundësi, ajo e qëndrimit me byzylyk sinjalizues, por e përjashtuar për shkak të mungesave.
Kontrolli nga policia gjyqësore dhe prokuroria në kohë të caktuara, ku verifikohet nëse i ndaluari është apo jo në banesën e përcaktuar.
Por edhe ruajtja në kohë të plotë me oficerë të policisë.
Po kështu do të duhet të caktohet edhe nëse Berisha do të mund të ketë kontakte me persona të tjerë jashtë familjes apo lista e emrave do të jetë e kufizuar.
Gjithësesi në çdo rast përmes avokatëve ish krueministrit i lind e drejta e ankimimit. Por po ashtu ligji parashikon edhe vijimin e hetimit në gjendje të lirë kundrejt një garancie pasurore të ofruar prej tij apo personave të tjerë.