Një drejtues automjeti në Tiranë është ndëshkuar me gjobë 60 mijë lekë nga policia rrugore për një shkeljetë përsëritur 2 herë rradhazi brenda 2 ditëve.
Në pamjet e publikuara, shihet teksa automjeti tip ‘Benz’ parakalon në krah të kundërt dhe duke tejkaluar limitin e shpejtësisë. Kështu ndaj tij u vendos gjoba dhe iu hoqën disa pikë nga patenta.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për të respektuar shpejtësinë që një gabim të mos kthehet në pasojë të rëndë për jetën e tyre.