Një person është gjobitur sot në Dibër, pasi kryente manovra me makinë në zonë të banuar, duke iu rrezikuar jetën këmbësorëve.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale E.T., u gjobit me vlerën 40 mijë lekë.
Po ashtu, drejtuesi i mjetit postonte video duke kryer manovrat e rrezikshme në rrjetin social TikTok.
/a.d