Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mbrëmjen e së martës në anë të rrugës kombëtare Roskovec-Berat.
Policia bën me dije se viktima është 80-vjeçari A. Metaj, i cili mendohet të ketë pësuar një atak kardiak.
Viktima u gjet nga kalimtarët, të cilët njoftuan autoritetet, teksa trupi është dërguar në spital ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko ligjor.