Beqiri: 170 persona që duhen gjykuar në rrethe, i ka marrë SPAK

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po mbingarkon veten me çështje që duhet t’i gjykojnë gjykatat e rretheve.

Ai u shpreh se po dënohen sërish persona që janë gjykuar njëherë nga gjykatat e rretheve sepse SPAK, veprat penale të kryera në bashkëpunim, po i kalon si vepra penale të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai bëri deklaratën e fortë teksa tha se vetëm për vitin 2023, janë 170 persona që duhet të gjykoheshin në rrethe dhe i ka marrë SPAK

“Ngarkesa e SPAK mund të zvogëlohet deri në 40%, në rast se do të kemi në konsideratë faktin që SPAK po e ngarkon veten padrejtësisht. Vetë SPAK po mbingarkon veten me çështje që nuk duhet. Psh. Të ashtuquajtura organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, ne i kemi dhënë një hapësirë aq të madhe sa po çudisim dynjanë. Ka akte ndërkombëtare se kush është grup i konsoliduar kriminal.

Ne ato vepra penale që kryhen në bashkëpunim, po i kalojmë te grup i strukturuar kriminal dhe po mbysim SPAK me çështje që i takojë gjykatave të rretheve. Dhe ne nuk kemi as institucione që të ndërhyjnë. Janë dënuar nëpër rrethe për mbajtje të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe janë duke vuajtur dënimin, SPAK i ka marrë këto raste dhe thotë jo nuk e kanë bërë këtë vepër në bashkëpunim, por në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe po i dënon për herë të dytë. Pse e rëndon veten me gjëra të tilla kur ky është dënuar për këtë vepër. Vetëm për vitin 2023 janë 170 persona që duhet të gjykoheshin në rrethe dhe i ka marrë SPAK. Që janë duke u rigjykuar për herë të dytë. Vetëm dje ishin 50 të tillë”, u shpreh Beqiri.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com