Beograd/ Pas takimit me Vuçiç, flet O’Brien: Shpresojmë se do bëhet gjithçka që të themelohet Asociacioni

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Uashingtoni pret që ky zotim të realizohet.

“Shpresoj që do të bëhen të gjitha që janë në fuqinë tonë për të ndihmuar që të realizohet premtimi”, tha O’Brien gjatë një konference për media në Beograd më 20 prill, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq, Vuçiç tha se pak çfarë merren vesh me Kosovën, është që “duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti”.

Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe më pas më 2015 për themelimin e Asociacionit.

Po ashtu, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve që palët arritën vitin e kaluar.

Megjithatë, Kosova ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të këtij organi./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com