Beograd/ Kamberi takohet me Vuçiç: Shqiptarët nuk kërkojnë poste qeveritare por respektimin e të drejtave të tyre

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, i cili mbron interesat e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe mbarë territorin serb, Shaip Kamberi, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin Aleksandër Vuçiç, në kuadër të organizimit të qeverisë së re serbe.

Kamberi ka deklaruar se pas 7 takimeve të zhvilluara në kohë të ndryshme me presidentin serb, problematikat të cilat diskutohen janë të njëjta dhe zgjidhja për to vazhdon të mos jepet.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, deputeti shqiptar në Serbi sqaron se i ka bërë të qartë Vuçiçit që shqiptarët në Serbi nuk kanë qëllim kryesor arritjen e posteve qeveritare, por respektimin e të drejtave të tyre dhe eliminimin e diskriminimit etnik.

“Në takimin e thirrur nga presidenti Vuçiç, unë rikonfirmova qëndrimin tonë: “Ne nuk po kërkojmë poste qeveritare në nivel shtetëror. Fokusi ynë i vetëm është avancimi i të drejtave të shqiptarëve!”

Diskriminimi duhet të ndalet, diplomat duhet të njihen. Duhet të fillojë trajtimi i barabartë’,- shkruan Kamberi./m.j

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com